Në tremujorin e tretë të këtij viti shtesa natyrore e popullsisë ishte pak më shumë se 1 mijë lindje më shumë se sa vdekje. Raporti i INSTAT tregon raporti pozitiv i lindjeve në krahasim me vdekjet ka ardhur si pasojë e rënies së këtyre të fundit dhe jo të shtimit të numrit të lindjeve, duke reflektuar prirjen e rënies së popullatës banuese në vend. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2023 regjistron 1.066 lindje më shumë se sa vdekje në shkallë vendi.