Këtë të hënë u hapën aplikimet për punonjësit e administratës për të përfituar kredi të lehtësuar, me 0 % interes për blerjen e një banese. Ministri I Ekonomisë Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, ndau dhe disa nga dokumentat që duhet të dorëzojnë aplikantët të cilët duhet të jenë të punësuar në ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Bujqësisë, atë të Arsimit, të Shëndetësisë ose në ministrinë e Ekonomisë.