Muaji shtator sjell ndryshime esenciale në partinë dhe qeverinë socialiste. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të asamblesë së Partisë Socialiste, ku u largua i gjithë sekretariati i kësaj force politike, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sërish asamblenë në fund të muajit shtator dhe në fillim të tetorit parashikohet të mbahet edhe Kongresi i Partisë.