Një 42 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë këtë të shtunë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ka qenë duke hapur lokalin e tij në Monteçhio Maggiore në momentin që është goditur dy herë me thikë. 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, ‘Seven Lounge bar’, kur pas tij është shfaqur një burrë, i cili dyshohet se është italian dhe e ka sulmuar.