58-vjeçari shqiptar, Fatos Cenaj u ekzekutua me armë zjarri nga fqinji i tij italian. Autoritetet në Padova njoftuan zbardhjen e krimit të ndodhur më 8 qershor të këtij viti dhe arrestuan një 45 vjeçar të identifikuar si Moreno Violetto. 45-vjeçari, fqinj me shqiptarin është identifikuar si autori i krimit pas 6 muajsh hetime intensive, ku prokuroria e Padovës thotë se ka analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.