Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 34 vjecarit shqiptar Visar Dakramaj, i njohur ndryshe me emrin Julian Kosova, në ishullin Mykonos të Greqisë. Mediat greke kanë publikuar disa pamje filmike të lokalit të natës, aty ku ndodhi vrasja e shqiptarit nga bashkëmoshatari grek, i njohur si Thanas Nazos. Nga pamjet filmike, shihet teksa 34 Julian Kosova konfliktohet me shtetasin grek në orët e para të mëngjesit të datës 20 shkurt.