Një borxh droge prej vetëm 1,000 eurosh, ishte fillimi I kërcënimeve dhe dhunës mes dy shtetasve, mes tyre njëri shqiptar, I cili është vënë në pranga nga policia italiane. ‘Nëse nuk më paguan, do të të vrasim’, mësohet të ketë kërcënuar 35-vjeçari shqiptar Elson Leka, një 23-vjeçar italian, I cili i kishte blerë disa doza kokainë trafikantit. Sipas mediave italiane, trafikanti shqiptar ka dhunuar fizikisht të riun italian, por edhe babain e tij 53-vjeçar.