Policia greke ka ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekoçaj, i cili ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e së ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i akuzuar mes të tjerash edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala, 39 vjeç. Ky i fundit u kap së bashku me Andi Beqirin, 23 vjeç, në një automjet ku u gjetën dy kallashnikovë dhe një thikë ndërkohë që në banesë ju gjet edhe një pistoletë.