Një shqiptari i është dashur të zgjedhë mes kujdesit për shtëpinë e barit, ose të vdiste. Këtë kishin vendosur për të bandat në Britaninë e Madhe, pasi mbërriti atje në rrugë ilegale. Sevedin Cara, 32 vjeç, u pagua 4 mijë Paund për të kryer udhëtimin nga Kanali i La Manshit drejt Anglisë. Sapo mbërriti në “tokën e premtuar”, disa persona iu afruan në një kafene dhe i ofruan një punë. Pas kësaj u gjend në një shtëpi me 4 dhoma dhe i thanë që të kujdesej për rrënjët e drogës.