Një sasi e madhe droge e llojit kokaine u sekuestrua nga policia irlandeze, në brendësi të një mjeti në Co Louth, që drejtohej nga një 30 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës. Sipas mediave vendase, droga kapte vlerën 1.12 milionë euro, ndërkohë që nuk jepen detaje për identitetin e të arrestuarit.