Një I burgosur shqiptar ka shkaktuar rrëmuja teksa një përleshje e ashpër ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi. Referuar mediave greke, autori është një 48-vjeçar shqiptar, ndërsa të plagosur kanë mbetur një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez. Sherri ndodhi për arsye ende të panjohura në orën 08:15 të mëngjesit të së martës, mes qelive 15 dhe 19.