Parlamenti malazez do të mblidhet të enjten në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviç. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç, për ta ndaluar shqiptaro-malazezin të formojë në qeveri pakice duke u emëruar vetë si kryeministër I vendit fqinj.