Një shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë u shënua në Gallipoli, në aksin që e lidh me Leccen. Viktima Ndriçim Sollaku 42 vjeç, u përplas nga një makinë teksa ecte me biçikletë. Shqiptari po lëvizte me biçikletë anës autostradës, pa drita dhe në mungesë të jelekut sinjalizues. Aksidenti i rëndë u shënua gjatë mbrëmjes së të shtunës, ndërkohë që shqiptari humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra në orët e para të mëngjesit të së dielës. Drejtuesi i makinës, një 40-vjeçar italian, njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u shoqërua në polici, teksa hetimet për ngjarjen janë në vijim.