Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku siç raportohet ka humbur jetën një shqiptar, 38 vjeçar. Ngjarja është regjistruar në provincën e Astit, ku shqiptari Klodian Tatani po udhëtonte me një automjet tip Fiat Panda. Në kthesën mes Villafranca dhe Dusino San Michele, i ka prerë rrugën një tjetër automjet, i cili humbi totalisht kontrollonin e mjetit.