Pas një sërë debatesh për numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, qeveria e re e kryeministrit Rishi Sunak mund t’i ndalojë qytëtarët ngha vendi ynë të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi të dielën se shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga një vendi sigurt. Sipas tij qytetarët nga vendi ynë duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil” pasi nivelet aktuale të migrimit në Mbretërinë e Bashkuara ishin alarmante.