Serbët po votojnë këtë të diel në zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Rreth 6 milionë e gjysmë shtetas serbë do të kenë mundësi të votojnë dhe të gjitha sondazhet parashikojnë një fitore të thellë të Aleksadër Vucic dhe partisë së tij.