Politika le pas çdo angazhim tjetër të qytetarëve shqiptarë në rrjetet sociale. Një studim i Eurostat tregon se shqiptarët e përdorin shumë pak internetin për t’u punësuar, për e-commerce, për shit-blerje të produkteve online, apo edhe për të kryer transaksione bankare. Në fakt ajo çfarë prevalon në angazhimin online të shqiptarëve është dhënia e opinioneve për çështje politike.