Disa shqiptarë me banim në Athinë janë kthyer në heronj të një foshnje. Fëmija 7 muajsh ishte në rrezik, pasi babai I tij po tentonte ta mbyste në mes të rrugës. Kjo pasi burri në fjalë ishte konfliktuar dhe debatonte me bashkëshorten e tij. Ishte kjo e fundit ecila kërkoi ndihmë nga kalimtarët e ndryshëm, të cilët ndërhynë për t’I hequr nga duart fëmijën, babait ‘vrasës’. Fillimisht ata I kërkuan burrit ta linte fëmijën tek ëma,por ajo nuk dëgjoi ndërsa u desh ndërhyrje fizike. Në pamjet e siguruara duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.