Kursimet e qytetarëve, bizneseve apo institucioneve të tjera, pranë llogarive depozituese në bnakat e nivelit të dytë në Shqipëri, kanë pësuar rritje, duke shënuar një nivel të ri rekordi historik. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund të janarit 2022, stoku i kursimeve në banka ka arritur në 1.23 trillionë lekë, duke u rritur me 1.5 për qind krahasuar me muajin dhjetor. Kryesisht rritja e kursimeve ka ndodhur në depozitat në valutë të huaj, nisur edhe nga kursi i këmbimit, ndërsa kursimet në lekë kanë pësuar një rënie të lehtë.