Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian, sidomos në Francë dhe Gjermani po rritet me ritme të shpejta. Në fund të vitit 2021 rreth 566 mijë shqiptarë kërkuan azil, në shtetet e Bashkimit Europian. Gjermania po përballet me plakjen e popullsisë, ku sipas parashikimeve deri në vitin 2050, rreth 40 përqind e popoullsisë gjermane do të jenë në fashën e pensionistëve. Ulja e forcës punëtore në moshë të re, ka bërë që Gjermania të tërheqë vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani, gjë që ka sjellë largimin e intelektualëve dhe profesionistëve nga Shqipëria.