Shqiptarët po largohen jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Greqia. Të dhënat e publikuara nga autoritetet greke tregojnë se vitin e kalur, numri i shqiptarëve me leje qëndrimi u ul me gati 150 mijë në krahasim me një vit më parë. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit, janë gati 286 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në vendin fqinj, nga 436 mijë që raportoheshin në fund të vitit 2021.