Manuela Delilaj këtë të premte e mbylli përfundimisht garimin e saj në Lojërat Olimpike të Tokios. Sportistja shqiptare mori pjesë në disiplinën e qitjes dhe garoi në kategorinë 25 m pistoletë precizion dhe shpejtësi duke grumbulluar në total 556 pikë që e pozicionuan atë në vendin e 44. Vlen të theksohet se qitësja shqiptare garoi në këtë kategori me probleme fizike, pasi kishte pësuar një dëmtim në parakrahun e djathtë, gjë që nuk e lejoi atë të japë maksimumin e saj.