Mbyllja e sporteleve dhe kalimi i shërbimeve publike online, po penalizon aksionerët e huaj, të cilët e kanë të pamundur të aksesojnë portalin eAlbania. Me urdhrin që hyri në fuqi në fillim të majit, shërbimet e Qëndrës Kombëtare të Biznesit mund të ofrohen vetëm nëpërmjet portalit eAlbania, por duke mos patur shtetësi shqiptare, kompanitë që drejtohen nga të huajt, rrezikojnë gjobën prej 60 mijë lekësh, duke qenë se nuk i dorëzojnë dot në afatin e duhur bilancet kontabël.