Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia Italiane. Ata kishin zgjedhur një trung peme për të fshehur kokainën që do të shitej në qytet, në grupet e vogla të shpërndarjes së drogës. Sipas medias italiane, ishin lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.