Një tjetër plantacion me afro 4000 rrënjë kanabis sativa u zbulua mëngjesin e së premtes në zonën malore të malit të olimpit në Greqinë veriore nga forcat e policisë. Sipas informacioneve të para ende të pa konfirmuara dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në kushtet e flagrancës ndërsa kujdeseshin për rritjen, grumbullimin dhe tharjen e bimëve narkotike. Mësohet se droga e sekuestruar arrinte sasinë record të 3 tonëve.