Këshilli Federal Gjerman ka marrë në shqyrtim një projekt rregullore të re, e cila parashikon njohjen e patentave shqiptare dhe kosovare. Në përgjigje të kërkesës së Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe të Transportit, Këshilli Federal po merr në konsideratë disa ndryshime për lejet e drejtimi të automjeteve të emigrantëve shqiptarë të kosovës dhe Shiqpërisë. Pika kryesore e këtyre ndryshimeve është edhe konvertimi pa provim shtesë i të gjitha lejeve të drejtimit për drejtuesit e automjeteve që e kanë siguruar patentën nga vende si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.