Kultivuesit shqiptarë të hashashit dyshohet se qëndrojnë pas një plantacioni me mbi 2 mijë rrënjë të mbjella pranë Filatit në Greqi. Sipas autoriteteve greke, njësitë speciale të policisë kanë pikasur rastësisht zonën që ishte e shpyllëzuar dhe ku ishin mbjelle me 2000 fidane me kanabisi. Policia dyshon se pronarët e këtij plantacioni janë shtetas shqiptarë nga zona e Konispolit, ose fshatërave kufitare shqiptare që hyjnë në territorin grek duke shfrytëzuar faktin se zona në të cilën u gjetën bimët narkotike nuk ka banorë dhe është shumë e pyllëzuar.