Institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi mbeten ndër më të përgjakurat, sepse një numër i madh personash kanë humbur jetën. Një pjesë e tyre nga Shqipëria, të arrestuar e më pas trajtuar në mënyra çnjerëzore. Rreth 70 të burgosur kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga policët apo të dënuarit e tjerë, madje mes tyre dhe ata të cilët i kanë dhënë fund jetës duke u varur. Ajo çka bie në sy, ndër të tjera është mënyra se si trajtohen shqiptarët dhe dënimet ndaj tyre të pajustifikuara.