Deklarata e ministres maqedonase së Arsimit Vesna Janevska, pas debatit për Ligjin për Arsimin e lart të mbajtur në Universitetin e Tetovës, ka rikthyer retorikën antishqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ministrja u ankua për gazetarët shqiptarë se duhet të mësojnë gjuhën maqedonase, pasi sipas Janevskës është gjuhë zytare e Maqedonisë së Veriut dhe se pas saj vijnë gjuhët e komuniteteve. Ministrja tha se nuk e kuptonte gjuhën shqip dhe se nuk e shihte të nevojshme të merrte me vete përkthyes.