Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi raportin vjetor të kultivimit të drogës dhe Shqipëria përmendet si shteti kryesor i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drogave të vitit 2021. Sipas raportit shtetet kryesore të origjinës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, ku janë anketuar 71 vende Shqipëria përmendet e gjashta në botë, pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, dhe Republikës Islamike të Iranit.