Shqipëria ka vendosur ndërprejen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Iranin, e shkak për këtë është bërë sulmi kibernetik ndaj vendit tonë. Vendimi është bërë public nga kryeministri Edi Rama, I cili nëpërmjet një videomesazhi shprehet se pas hetimeve të thelluara u arrit të provohej se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.