Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe çoi për gjykim grupin prej 17 personave, që dyshohen si pjesë e një organizate të mirëstrukturuar kriminale me aktivitet trafikimin e emigrantëve përmes Shqipërisë drejt Europës. Hetimi i SPAK zbuloi se ky grup përdorte agjenci fiktive punësimi me zyra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Agjencitë ofronin vende pune në Shqipëri, kryesisht për shtetas të vendeve të treta, nga Nepali, Bangladeshi, India, apo Pakistani.