Shtëpitë e barit nuk janë më fenomen I rrallë në Shiqpëri, teksa vetëm në vitin 2022 janë kapur 30 të tilla në të gjithë vendin. Ky numër tregon se shifrat janë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitet e mëparshme. Bëhet fjalë kryesisht për banesa të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, ku nuk mungon përfshirja e të gjithë familjes siç ishte rasti më I fundit në Shkodër. Këta kultivues drogë zgjedhin zonat e largëta për t’I shpëtuar policisë, por rastet janë të shumta kur ‘shtëpitë e barit’ janë kapur në qytete e mëdha si Tirana apo Shkodra.