Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael. Kreu i qeverisë është pritur në takim nga me Presidentin, Isaac Herzog. ‘Vëlla Edi si jeni!’- dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë. Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.