Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dorëzuar një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”, kryetarëve të grupeve parlamentarë të Partisë Demokratike. Lajmi u publikua nga vetë Balla, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe po konsultohet nga grupet parlamentare si dhe nga Komisioni për Politikën e Jashtme. Më tej Balla shkruan se pritet që ky projekt të shqyrtohet dhe të miratohet nga kuvendi i shqipërisë në seancën plenare të radhës. Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi të bërë në Facebook, përshëndet rezulutën e parlamentetit europian, që sipas tij, dënon agresionin rus kundër Ukrainës. Meta u ka bërë thirrje kuvendit të Shqipërisë të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!