Ushtria shqiptare do të ketë shumë shpejt në inventarin e saj dronët turq, Bajraktar. Lajmi është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dronët ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve, rëndësi e veçantë në funksion të sigurinë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, shkruan Peleshi.