Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i është rikthyer edhe njëherë çështjes së ndarjes së kufirit detar me Shqipërinë, duke thënë se vendi i tij është i gatshëm të mbyllë mosmarrëveshjet me të gjithë fqinjët. Duke folur në një konferencë ndërkombëtare, ai theksoi se Greqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara. Sipas shefit të diplomacisë, Greqia. ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare edhe në Egje.