Ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Greqi. Flamuri shqiptar është ulur në gjysmë-shtizë mëngjesin e sotëm, ashtu siç ishte paralajmëruar dy ditë më parë, kur u vendos që e diela të shpallej ditë zie kombëtare në vend. Plot 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave, teksa Ministria e Jashtme Shqiptare ka bërë me dije se pas komunikimit me autoritetet greke, janë konfirmuar edhe 6 shtetas shqiptarë mes tyre.