Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimin të Shqipërisë për t’ju bashkuar asaj që njihet si “Rrjeti i Pastër”. Kim ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë, e cila i doli në krah iniciativës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me synim mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G, nga faktorë të tjerë që kërcënojnë privatësinë dhe të dhënat personale. Në mesazhin e saj, diplomatja amerikane shkruan se ky është një vendim strategjik i Shqipërisë për të mbrojtur një infrastrukturë kritike. "Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerë i bashkohen SHBA-së në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike," shkruajti Kim në rrjetin social facebook.