“Defender Europe 21” është stërvitja ushtarake më e madhe që NATO do të zhvillojë në Shqipëri dhe në Ballkan dhe për këtë do të angazhohen 17 mijë trupa ushtarake amerikane dhe shumë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s. Kjo është stërvitja më e madhe e organizuar ndonjëherë në Ballkan, duke treguar kështu një rëndësi të madhe që NATO i tregon rajonit të brishtë që është në influencën ruse.