Greqia u propozoi lidervë europinë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE brenda dekadës së ardhshme. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis rekomandoi caktimin e vitit 2033 si një afat kohor për përfundimin e procesit të pranimit për Ballkanin, gjatë samitit të së enjten. Lideri i vendit fqinj thotë se Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen evropiane. Ai premtoi se do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.