Top News – Shqipëria, në 10 vendet e para!/ Për femrat që kanë pushtet të madh politik
05/04/2021 12:09

Në Shqipëri, 53 për qind e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik. Harta është publikuar së fundmi nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e UN Ëomen dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU). Sipas raportit, nga e drejta për të votuar, te zotërimi i pasurisë dhe pronave, të drejtat ligjore dhe ekonomike të grave kanë bërë një rrugë të gjatë. Por, edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë globale, ato nuk janë gjithmonë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes. Vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar. Pesë shtetet ku gratë kanë fuqinë më të madhe politike Austria, Peruja, Suedia, Ruanda dhe në vendin e nëntë është Shqipëria e ndjekur nga Franca. Në shtetet e rajonit, pesha e grave që kanë poste ministresh mbetet e ulët, në rreth një të pestën e totalit. Në fund të listës, nëntë vende kanë 0 për qind gra në kabinetin e tyre kombëtar, të tilla si Arabia Saudite dhe Tajlanda. Sipas raportit, nga Indira Gandhi te Margaret Thatcher, shumë gra kanë mbajtur pozicione drejtuese të shquara dhe me ndikim në të kaluarën, duke shërbyer si një forcë kthese për ekonominë globale. Aktualisht, ka vetëm 24 vende me një kryetare femër në qeveri, si kryeministre apo presidente. Maia Sandu e Moldavisë është më e fundit që caktohet në një rol presidencial që nga dhjetori i vitit 2020. Si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka mbajtur mandatin më të gjatë radhazi nga të gjitha gratë kryetare të shteteve / qeverive. Me 15 vjet në pushtet, Merkel shihet kryesisht si një udhëheqëse de facto e Europës. Sidoqoftë, ajo synon të heqë dorë nga posti i kancelares pasi mbaron mandati i saj në shtator 2021.

Top News- Zjarri i merr jetën të moshuarit, po digjet mbeturinat, por flakët dolën nga kontrolli
16/07 11:32
Top News- E rrëmbyen dhe e ekzekutuan! Kush janë vëllezërit që bën pengmarrjen e të riut në Mat
16/07 11:12
Top News- “Policia! Policia!”/ Aksion në urën e Babroit në Tiranë, pranga 31-vjeçarit
16/07 10:33
Top Channel/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët:130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramzanit
15/07 22:16
Top News- SPAK dërgon ish-deputetin në gjyq, dekonspiroi aksionet e policisë
15/07 22:00
Top News- Blerjet nga prodhuesit bujqësor, tatimet sqarojnë lëshimin e faturave
15/07 20:21
Top Channel/ “130 mijë euro për kokën e Emiliano Ramazanit”, rrëfehet “pa filtra” i Skerdi Tasit
15/07 20:08
Top Channel/ “Boriçi po pinte kafe më vëllanë”, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Ekzekutorët…
15/07 20:07
Top Channel/ “I gjuajta disa herë”, eliminuesi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan…
15/07 20:04
Top Channel/ Adresa, deklarim me detyrim! Vendim i qeverisë: Fusni të dhënat në e-albania
15/07 19:43
Top Channel/ Jo më kabllo mes pallateve, AKEP tregon masat që do merren
15/07 19:42
Top Channel/ SPAk mbyll hetimet për Çyrbjen, akuzat ndaj ish-deputetit të PS
15/07 19:38
Top Channel/ Hidhet në erë me tritol godina e fundit në Theth, IKMT mbyll aksionin
15/07 19:36
Top Channel/ Pamje me dron, momenti i shembjes me tritol të godinës tre katëshe në Theth
15/07 17:09
Top News -Rriten të ardhurat nga pasuritë e krimit. AAPSK arkëton më shumë se 100 mln lekë në 6 muaj
15/07 16:50
Top News- “Rama bleu votat me skemat në bujqësi”, Berisha zbardh skemën
15/07 16:43
Top News – Aksioni jo kundër fermerëve. Ministria e Bujqësisë: Nisma për të formalizuar sektorin
15/07 16:42
Top Channel/ Shpërthim me tritol, shembet godina tre katëshe pa leje në Theth
15/07 16:37
Top News – Agjentja ‘Melania Trumpenko’ / Ukrainasit ‘në dashuri’ me zonjën e parë, sfidoi Trumpin
15/07 16:32
Top Channel/ Shembjet në Theth mbyllen me tritol, IKMT i rikthehet aksionit
15/07 16:07