Fjalët kyçe për të cilat italianët kërkuan apo komentuan më shumë në rrjet ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”. Këtë rezultat e ka publikuar e përditshmja italiane “Panorama” në një analizë. ”Paga minimale” dhe ”Shqipëria”, të cilat kryesojnë këtë garë zënë mbi 61% të të gjithë kërkimeve që nga fillimi i muajit. Shuma totale e reagimeve për këto dy fjalë ka kaluar shifrën 14 milionë. Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të madh duke grumbulluar mbi 32 mijë përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.