Shqipëria do të ketë së shpejti përfaqësi diplomatike në Kenia, Indi dhe Indonezi, duke forcuar kështu pasaportën shqiptare në botë. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë, teksa ministri i jashtëm Igli Hasani përmes një reagimi në rrjetet sociale rendit arsyet kryesore që çuan në vendimmarjen e kabinetit qeveritar për të zgjeruar përfaqësinë diplomatike edhe në Kenia, Indi dhe Indonezi.