Shqiptarët nderuan këtë të enjte Ditën e Flamurit Kombëtar dhe atë të 112-vjetorit të Pavërësisë. Ashtu siç e do tradita, Vlora u shndërua në qytetin simbol të vendit në këtë datë të shënuar mbarkombëtare, duke mikpritur qindra qytetarë të sheshin e Flamurit por dhe figura të larta të politikës. Ndërsa ngjyrat kuq e zi kishin pushtuar qytetin bregdetar. Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali por dhe kreu I qeverisë së Kosovës, Albin Kurti u bën bashkë ër festimet në sheshin e flamurit. Ata vendosën kurora me lule dhe u përkulën në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.