Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, po rrisin prezencën e trupave të tyre ushtarake në Shqipëri, si një kundërpërgjigje e lëvizjeve strategjike të Rusisë kundrejt Ukrainës. Brigjet e Adriatikut dhe Jonit janë pushtuar nga aeroplanmbajtëset amerikane si dhe nga shkatërruesit e raketave të komanduara, ndërkohë që një investim i madh ushtarak ka nisur të aplikohet në Kuçovë. “Global Firepoëer” ka publikuar indekset e fuqisë ushtarake për vitin 2022, për 140 shtete të Botës. Në rankimin botëror Shqipëria renditet e 115 për nga fuqia ushtarake, nisur nga investimet që janë kryer në bazën ushtarake si dhe numrin e trupave. Në vend të parë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vende të cilat kanë pësuar shtim të teknologjive më të fundit ushtarake dhe kanë superioritet krahasuar me shtetet e tjera të botës. Në vend të dytë qëndron Rusia, për t’u pasuar nga Kina, India dhe Japonia.