Organizata e Kombeve të Bashkuara i dha një tjetër goditje Rusisë për agresionin e paprovokuar në Ukrainë, kësaj here duke votuar rezolutën që dënon ankesimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase. Dokumenti i hartuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori 143 vota pro dhe 5 kundër, teksa 35 vende zgjodhën të abstenonin.