Presidenti i Italisë Sergio Mattarela siguroi homologun shqiptar Bajram Begaj, se vendi i tij do të jetë gjithmonë mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE. Kreu i shtetit Italian duke e përcaktuar Shqipërinë si partner strategjik, u shpreh se vendi ynë ka një impakt shumë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit.