Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski zhvilluan një takim kokë më kokë, që zgjati për rreth 30 minuta. Detaje se çfarë u diskutua në këtë takim i ndau për ndjekësit e tij në rrjetet sociale vetë Presidenti ukrainas. Zelensky thotë se që prej nisjes së luftës, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në betejën e saj për liri dhe integritet territorial.