Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku , ka prezantuar këtë të martë hapjen e ofertave dhe shpalljen e fituesit të ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve eolike. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se kjo garë është lancuar dy vite më parë, por si çdo projekt i mirërealizuar mori kohën e vetë.